Albert Bunjaki është zyrtarizuar si trajner i ekipit suedez Karlstad BK, ndërsa drejtor sportiv i këtij klubi është emëruar Sven-Goran Eriksson, që dikur ishte trajner i ekipeve të mëdha evropiane Roma, Fiorentina, Lazio, Manchester City e disa të tjera, si dhe i kombëtares Angleze dhe asaj Meksikane.
Albert Bunjaki së fundmi për pak ndeshje ishte selektor i përkohshëm i Kosovës U21, ndërsa periudha më e gjatë e tij si trajner ishte tek Kosova A e meshkujve, ku ishte selektor nga viti 2009 deri më 2017.
Një arritje e madhe te Karlstad BK që aktualisht garon në Divizionin 1 – Norrda, ose ligën e tretë, është edhe trajneri i portierëve, Stefan Remner që për gati një dekadë ka qenë tek Goteborg.
Ajo që i jep fuqi këtij projekti afatgjatë është investitori ose sponsori kryesor MCDonalds.
Bunjaki ka thënë se ka nënshkruar kontratë afatgjate dhe në periudhë dhjetë vjeçare synon të fitoj kampionatin elitar suedez.
Për fund, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Agim Ademi për mundësinë që në forma të ndryshme e kanë ndihmuar rrugën e tij deri këtu.