Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes kundër Brazilit.
Gjegjësisht, pas ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të cilën e shfrytëzon përfaqësuesja e Serbisë, është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “Jo dorëzim”.
Ky dënim i FIFA-s është vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.
Serbia pritet të dënohet edhe për fyerjet e trajnerit serb dhe tifozëve serbë të cilët fyen shqiptarët.
Ndërkaq, pa dënime nuk ka shpëtuar as Kroaica dhe Arabia Saudite.
Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Federatën Kroate të Futbollit (HNS) me 50 mijë franga zvicerane për sjelljen e disa tifozëve në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar kundër Kanadasë.