spot_img

Vazhdojnë prangosjet për rastin “Subvencionet”, edhe dy tjerë përfundojnë prapa grilave

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar në lidhje me hetimet për rastin “Subvencionet”.

Policia ka treguar se V.P. dhe P.B. janë intervistuar nën dyshimin e kryerjes së  veprave penale – marrja e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., është liruar dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti “Subvencionet” është në zhvillim që nga 2021-ta, ku nën pranga të Policisë e nën hetim të Prokurorisë kanë rënë me dhjetëra të dyshuar, disa prej tyre edhe zyrtarë institucionesh.

NGJARJE TË TJERA

spot_img