Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar ish-zyrtarin policor, Dejan Pantiq, në pikën kufitare të Jarinjes.
Kjo ka bërë që qytetarë serbë të nisin të grumbullohen në pjesën veriore.
Serbët kanë nisur të vendosin barrikada në Rudar afër Zveçanit dhe në Leposaviq.
Kësisoj, qëllimi i tyre thuhet të jetë që të mos mundësohet “dërgimi në Prishtinë i ish-policit”.