spot_img

“Përfundoi mandati i tretë”, Van Gaal: Iki i pamposhtur, lë pas një grup të shkëlqyer

spot_img

Louis Van Gaal ka mbyllur aventurën e tretë në stolin e kombëtares holandeze. Përballja e zjarrtë ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Katar 2022, ishte e fundit për 71-vjeçarin në pankinën e tulipanëve.

“Nuk do të vazhdoj si trajner i përfaqësueses holandeze, kjo ishte ndeshja ime e fundit e mandatit tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj, u kam mundësuar atyre të fitojnë përvojë.

Kemi formuar një grup të mirë. Kur kthej kokën pas arrij të shoh diçka shumë pozitive. Nuk ndihem i mposhtur. Sidoqoftë, unë po largohem, por po lë pas një grup të shkëlqyer, një ekip shumë të lidhur dhe shumë teknik.

Drejtova Holandën për 20 ndeshje dhe nuk pësuam asnjë humbje. Sigurisht që një motiv ekziston pse nuk jemi mundur. Mos të harrojmë që jemi përballur me Kombëtaret më të mira”, deklaroi “gjenerali” holandez.

NGJARJE TË TJERA

spot_img