Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll këtë edicion. Kampion në fuqi është Ylli derisa fitues i Kupës, Trepça, por Kosova është vend i çudirave, për herë të parë ndodh, ekipi që nuk e kishte fituarë titullin apo Kupën, e merr Superkupën.
Skuadra kryeqytetase ka triumfuar 73:54 në finale kundër Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Kosovës për klubin “bardhekaltër”.