“Big Brother VIP Kosova” është kthyer në një nga spektaklet më të ndjekur për më pak se dy javë.
Moderatorja e netëve ‘Prime’ Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku shumë prej pyetjeve të bëra për të kishin lidhje me “BBVIPKS”.
Përgjatë ditëve të fundit është vënë re se kanë nisur romancat mes banorëve brenda shtëpisë, e pyetur nëse mendon se do të krijohet ndonjë çift në spektakël, Jonida u shpreh:
“Ne vdesim të duhen njerëzit sa më shumë”.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur ‘hapur’ prezantuesen se sa paguhet në “Big Brother”, të cilës Jonida i është përgjigjur me sportivitet.
“E bëj për passion”,- u përgjigj ajo duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshura.