Pas debatit në mes të Shotës dhe Anës që ndodhi gjatë natës Prime të natës së sotme në Big Brother VIP Kosova e ku temë diskutimi ishte nëse është ose nuk është në rregull të shfaqesh në hapësirat e shtëpisë pa sytjena.
Lidhur me këtë, për ta mbështetur Anën, ka reaguar motra e artistes, këngëtarja Arta Kabashi.
“Kur femrat gjuajnë gur në femra, qysh kemi me prit me u ndrru mentaliteti i femrës të shtypur ndonjëherë? Femrat si ti janë bashkautore të vrasjeve të grave, femrat si ti kontribuojnë keq në këtë mendësi”, ka shkruar Kabashi në një foto të postuar në Instagram, ku shihet Shota në natën e hyrjes në BBVK, me fustanin e kuq e super transparent.