Steven Gerrard thuhet se mund ta zëvendësojë trajnerin Gareth Southgate, në stolin e kombëtares së Anglisë.
Një tjetër dështim i Anglisë për të fituar trofe të madh dhe kërkesat për të shkarkuar trajnerin kanë nisur.
Gareth Southgate mund të mos i shpëtojë dështimit në çerekfinale të Kupës së Botës, me tifozë e figura të njohura të futbollit anglez që flasin për një ndryshim në stol.
Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Steven Gerrard mund ta zëvendësojë Southgate te kombëtarja e Anglisë, përcjell lajmi.net.
Kështu thotë gazetari Sami Mokbel që e sheh Gerrardin si pasues të mundshëm.
Anglia me Southgate preku finalen e Euro 2020 dhe çerekfinalen e Kupës së Botës 2022. Por, kjo s’po del të jetë mjaftueshëm.