Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për Periskopin ka thënë se pret rezultate të mira nga Kosova në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ademi ka folur gjatë intervistës edhe për letrën e UEFA-së dhe suspencimin si dhe dhe licencimin. Sipas tij gjitha dokumentet janë në rregull dhe asnjë shkelje në FFK askush nuk mund të gjejë. Atë vazhdimisht më sulmojnë personalisht për të kaluarën por kurrë për ndonjë shkelje në futboll, pasi nuk ka.
“Gjatë kohës kuvendit është bërë një pompozitet medial dhe nëpër kafene nga disa njerëz që nuk kanë asnjë përfaqësim në futboll. Sa i përket FFK-së, nuk ka pasur kurrfarë përzierje. Sa i përket UEFA-s për suspendim është trillim që jam suspendim. Aty shkruan nëse unë dënohem cila është masa që merren, pasi nëse UEFA njëherë të suspendon kurrë ma nuk mund të kthehesh.
Me pas qenë vendim i UEFA-s, nuk mund të jesh në Federatë as që bëhet llaf ajo punë më. Unë e kam pasur një vendim ku është kërkuar nëse do të kemi vendim apo jo nga gjykata. Dhe nëse ish vërtetu dënimi unë ish dashur të largohem. Këtë vetëm e kanë bërë për ta ulur personalitetin tim nga njerëzit e interesit.
Pse u bë gjithë kjo zhurmë duhet t’i pyesim ata njerëz të grupit të interesit. Unë nuk i shoh as si opozitë ata pasi sikur të kisha opozitë ajo bëhet prej njerëzve profesional që kanë projekte me qu futbollin përpara. Pra ata nuk kanë pasur asnjë projekt dhe gjithçka që kanë bërë ka qenë në personale, si Agim Ademi është i dhunshëm, Agim Ademi ka bërë këtë e atë por kurrë një projekt profesional.
Unë para kuvendit kam qenë në mbajtje dhe është vërtetu që nuk kam pasur asnjë kacafytje dhe duhet t’i pyesim ata njerëz pse më mbajtën pasi u vërtetu që nuk ka pasur asnjë zënë në Federata. Gjërat tjera si sulmi në Germi ishin personale. Gjema një shkelje në FFK që kamë bërë dhe që gjykohem. Pra gjitha i kanë bërë vetëm personale për të më sulmuar pa asnjë lloj afere në FFK. Në stacion është vërtetu që nuk ka pasur asnjë kacafytje dhe këtë e ka pranuar edhe vet punëtori. Më kanë thirrë në ora 22:00 të natës me marrë deklaratë vetëm e vetëm që të më mbajnë deri në mëngjes”, ka thënë Ademi.
“Sa i përket licencimit, jemi në proces. Nuk është vetëm FFK që nuk është licencuar ne i kemi dorëzuar gjitha dokumentet dhe Ministria është në proces. Ne nuk mund ta mësojmë Ministrinë se kur duhet ta kryejnë punën e jo. Aty ka shumë dokumente, kemi dorëzuar 15 foldera dhe është duke u analizuar. Është pompozitet kafenesh. Unë nuk kam asnjë dënim të plotfuqishëm dhe nuk ka asnjë hetim për FFK-n. Këto janë qëllime të këqija por nëse dikush do personale me mua, ta ketë personale por mos të dëmtojnë FFK-në dhe futbollin se është e ligë. Le të më kapën për gabime në FFK por jo me gjëra personale. Kanë bërë edhe taksforca për me gjet një gabim por asgjë nuk ka. Janë fjalë kafesh dhe asgjë tjera”, ka përfunduar Agim Ademi.