Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi sërish merr vëmendje, ai mund t’i bashkohet Real Madridit. Kështu të paktën raportojnë mediumet në Spanjë dhe Itali.
Sipas gazetës italiane “Il Tempo” dhe “Fichajesit” në Spanjë, presidenti i Realit, Florentino Perez është fans i madh i 28-vjeçarit Muriqi dhe e sheh atë për sa i përket fizikut dhe instinktit të golit të ngjashëm me Karim Benzeman.
Mallorca vlerëson Muriqin rreth 20 milionë euro, ndonëse është pretenduar se klauzola e blerjes mund të shkojë deri në 40 milionë euro.
Sulmuesi 28-vjeçar po kalon momente të mira në Spanjë. Në 18 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me tre asistime.