Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas lajmeve se FFK-ja nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ademi ka bërë thirrje klubeve të mos shqetësohen pas raportimeve, duke i siguruar se FFK-ja është në proces të licencimit dhe se ajo do të licencohet.
“Është lajm i pavërtet. Është lajm i rremë. Unë ju them klubeve të mos shqetësohen se askush në botë nuk mund ta ndal licencimin e FFK-së. Jemi në proces të licencimit. Sot na janë kthyer disa dokumente krejtësisht teknike të cilat ne i respektojmë dhe do t’i kryejmë, por ju siguroj që askush nuk mund ta ndal procesin e licencimit”, tha i pari i FFK-së, Agim Ademi në takim të organizuar me gazetarët për fundvit.
“Klubet kanë të drejtë të shqetësohen, por ju siguroj që kjo nuk do të ndodh. Pra licencimi do të ndodh. Ka tendenca për t’u sulmuar FFK-ja, por këto janë vetëm nga disa njerëz të grupeve të interesit. Ju siguroj se asnjë shkelje në FFK nuk ka dhe nuk do të ketë”, shtoi Ademi.