spot_img

E çuditshme, në krye të Komisionit për Licencim në MKRS vendoset familjari i Fikret Shatrit, njeriu që hapur kritikonte Kuvendin e FFK-së

spot_img

Ditëve të fundit klubet sportive në vend e në veçanti ato të futbollit janë ndjerë tejet të shqetësuara me një rekomandim që ka ardhur nga Komisioni Vlerësues i MKRS-së për ndalimin e ligjit të sponsorizimit te ato klube ku federata përkatëse nuk janë të licencuara.

Njëra nga federata e palicencuara ende është Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Megjithatë, përkundër që FFK ka aplikuar dhe ka dorëzuar gjitha dokumentet, procesi po zvarritet dhe në opinion po qarkullojnë lajme se MKRS po heziton ta licencojë, që do të ishte një tronditje për futbollit dhe klubet kosovare.

Mirëpo, kush është në krye të Komisionit për Vlerësim?

Këtë komision për licencimin e federatave sportive e udhëheq Fidan Shatri që njëherësh është edhe si djali i axhës së Fikret Shatrit që është zyrtar në MKRS. Shatri në kohën e zgjedhjeve në FFK ishte zëri më i zhurmshëm që kundërshtonte ashpër kuvendin dhe kryetarin e saj Agim Ademi, madje edhe në studiot televizive nuk hezitonte të fliste dhe të jepte verdikte ligjore rreth kuvendit të FFK-së.

I veshur nënë petkun e Ministrisë se Sportit se bashku me Aferdita Fazliun, e njohur për opinionin si “trajnere” e përjashtuar nga FFK, dilte dhe kërkonte vota në terren kundër udhëheqjes aktuale të FFK-së.

Është e çuditshme sesi Ministria, vendos në krye të komisionit vëllain e një kundërshtuesi shumë të madh të zgjedhjeve që ishin mbajtur në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Fidan Shatri në cilësinë e “ekspertit të sportit” si përfaqësues i Departamentit të Sportit, e i cili kohë me parë dyshohej për keqpërdorim të rëndë të detyrës zyrtare sepse shkollës se tij të basketbollit i ka ndarë grande dhjetëramijëra euro nga MKRS, për çka i tërë procesi i grandeve është dashur të kthehet në piken zero për shkak të këtij keqpërdorimi nga ku kanë pësuar shume klube sportive.

Dhe ai çuditërisht vendoset në kryet të komisionit ku mund t’i vlerësojë edhe dokumente të etikes për klubet dhe federatat sportive./futbolli.info

NGJARJE TË TJERA

spot_img