Gjendja e legjendës braziliane të futbollit, Pele është përkeqësuar.
I shtrirë prej më shumë se tre javësh në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo, Pele do t’i kalojë Krishtlindjet aty.
Kanceri i zorrës së trashë ka përparuar edhe më shumë, ndërsa Pele po vuan nga mosfunksionimi i veshkave dhe zemres, aq sa mezi po flet.
Anëtarët e familjes së tij raportohet se kanë shkuar në spital për të qëndruar pranë tij në momente kaq të vështira.