spot_img

Agim Ademi me zemër të madhe/ Dhuron një shtëpi për Jetimat e Ballkanit

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi edhe një herë ka treguar anën e tij të bamirësisë.

I pari i futbollit kosovar, ka qenë pjesemarrës në ceremoninë e 13-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse ‘Jetumat e Ballkanit’ ku dhe ka treguar që ka dhuruar një shtëpi.

Ademi edhe në të kaluarën është shquar për veprat e tij në bamirësi. Mbiemri i Familjes Ademi qëndron edhe në mesin e atyre që kontribuan në ndërtimin e shtëpisë së të moshuarëve, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Derisa pas veprimit të fundit, ku shihet së bashku me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, hoxhës Halil Kastrati, Ademi është shprehur:

“Sonte kisha kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 13-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Njëherësh u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që përmes kësaj shoqate e dhurova një shtëpi për familjet në nevojë, teksa familjes të cilës ia dorëzova çelësat e kësaj shtëpie i dëshirova jetë të lumtur, harmoni dhe begati.

Jam i nderuar që së bashku me shumë donatorë tjerë jemi pjesë e shoqatës “Jetimat Ballkanit” dhe së bashku nën udhëheqjen e Halil Kastrati po e kryejmë këtë mision fisnik për vendin dhe popullin tonë.

Kur ke mundësi të bësh vepra të tilla, ndjenja është e papërshkrueshme.

Shpresoj që në të ardhmen të kemi sa më shumë donatorë për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, pasi kësisoj kontribuojmë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Po ashtu, falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj , i cili mundësoi që në këtë qytet të bëhet kjo mrekulli.

#JetimateBallkanit
#Shtëpipërçdofamilje”

NGJARJE TË TJERA

spot_img