spot_img

Vuçiç: Albin Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, ndaj nuk e duron dot Ramën!

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një prononcim për mediat, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës. Ai u pyet për deklaratat e Albin Kurtit, i cili ka thënë se dëshira e tij është të zbatohet programi i Lidhjes së Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky”, tha Vuçiç.

Ai shton se kjo është pikërisht ideologjia e tyre, duke dhënë si shembull Xhafer Devën, shtëpinë e të cilit Prishtina po e rinovon në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Xhafer Deva, një burrë nga Mitrovica e Kosovës, një oficer i Abwehr-it, i cili fillimisht iu bashkua forcave pushtuese naziste dhe që më vonë ishte nën komandën gjermane ndërsa Gjermania mbante Shqipërinë, u bë ministër i tyre i Brendshëm. Kurti sot është duke rinovuar shtëpinë e tij në pjesën jugore të Mitrovicës”, tha Vuçiç.

NGJARJE TË TJERA

spot_img