spot_img

Mesazhi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për Vitin e Ri 2023

spot_img

Numri një i Federatës së futbollit të Kosovës i është drejtuar komunitetit të futbollit me një mesazh të gjatë për Vitin 2023.

Ademi vitin që po e lëmë pas e ka përshkruar sit ë suskseshëm për futbollin kosovar, derisa ka premtuar vazhdimësi të punës edhe në vitin e ri me shpresë se do të kemi suksese edhe më të mëdha.

Mesazhi i plotë i Agim Ademit:

Të nderuar drejtues të institucioneve, komunitet i futbollit, tifozë, partnerë e sponsorë, përfaqësues të mediave, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë kudo që jetoni;

Po e përmbyllim së bashku një tjetër vit me suksese e sfida, por mbi të gjitha me përkushtimin dhe vizionin tonë për zhvillim të futbollit të Kosovës.

Edhe gjatë 2022-s kishim plane e objektiva. Shumë prej tyre i realizuam, në disa shkuam përtej mundësive, e në disa tjera ngecëm. Por, puna dhe dëshira për sukses ishte maksimale tek secili prej nesh që jemi pjesë e FFK-së.

Në fushën e gjelbër objektivat shpeshherë mbesin të paarritshme për arsye nga më të ndryshmet, e që një pjesë të madhe e përbën edhe fati. Me Kombëtaren synuam të promovoheshim në Ligën B të Ligës së Kombeve, por nuk arritëm të fitojmë në përballjet direkte me konkurrentin kryesor – Greqinë, edhe për mungesë fati.

Me ekipet tjera zinxhirë të kombëtares diku ishim më mirë e diku çaluam dhe ishim larg objektivave. Kishim shpresa të mëdha për sukses në futsall, duke e ditur traditën që kemi në këtë lojë, por edhe aty hasëm në rivalë me potencial të jashtëzakonshëm.

Gjithsesi, në nivel klubesh, ky ishte viti më i suksesshëm, ngase në Evropë u paraqitëm me katër klube, e ku skuadra kampione FC Ballkani pati arritje historike, duke u paraqitur në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, derisa edhe niveli i ligës përparoi dukshëm. Si rrjedhojë, kampionati ynë tani në renditjen e UEFA-s qëndron dukshëm më mirë se sa shumica e kampionateve të rajonit.

Edhe këtë vit realizuam projekte të shumta, si dhe ndërtuam fusha futbolli në treva të ndryshme, duke mundësuar kushte sa më të volitshme për klubet dhe të rinjtë tanë. U kujdesëm që klubeve të të gjitha rangjeve, në të dyja konkurrencat, t’ua heqim barrën e shpenzimeve për lëndimet e futbollistëve, duke i pajisur këta të fundit me policat e sigurimit shëndetësor. Një projekt ky me kosto të lartë për FFK-në, por më se i nevojshëm e i domosdoshëm për futbollistët dhe për rrethanat në të cilat ndodhen klubet tona.

Masovizimi i futbollit të vajzave, përfshirja e futbollit në shkolla, zhvillimi i futbollit të rrugës, inkuadrimi i fëmijëve të grupmoshave të ndryshme dhe kategorive me nevoja të veçanta në futboll edhe këtë vit ishin pjesë e programeve Grassroots, teksa krijuam edhe ekipin kombëtar të të verbërve.

Vazhduam me edukimin e kuadrove të reja të trajnerëve dhe gjyqtarëve. E kur jemi te gjyqtarët, ata me plot sukses ndanë drejtësinë edhe në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, derisa për herë të parë kemi edhe një treshe të gjyqtareve me stemë të FIFA-s.

Futbolli i Kosovës dhe FFK vazhdojnë të mbështeten fuqishëm nga UEFA e FIFA, teksa raportet tona me këto dy institucione janë të shkëlqyeshme, gjë të cilën më së miri e dëshmoi edhe vizita e presidentit Gianni Infantino.

Tani kur kanë mbetur pak orë deri në ndërrimin e moteve, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe të KE të FFK-së, të ju uroj juve dhe familjeve tuaja shëndet, harmoni, mirëqenie e suksese në vitin 2023.

E ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, andaj në 2023-ën hyjmë me moton “Me Kosovën në Evropian” . Për ta realizuar këtë objektiv dhe ëndërr të shumë gjeneratave, natyrisht se, nuk mjafton thjesht vetëm motoja, por duhet punë, mobilizim, përkushtim, unitet e dëshirë e zjarrtë nga secili prej nesh.

Jam i bindur se futbollistët tanë dardanë tashmë e kanë përvojën, cilësinë e dëshirën për ta përmbushur këtë synim, derisa mbështetja nga lojtari i 12-të, tifogrupi “Dardanët” do të jetë si gjithherë e madhe dhe përplot kreativitet.

Edhe njëherë Gëzuar 2023, me zotimin se do të vazhdoj me tërë dijen dhe përvojën time të shërbej në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës.

Falënderoj të gjithë ata që na mbështetën gjatë këtij rrugëtimi 12 mujor dhe pres që së bashku të arrijmë suksese të reja në vitin që po hyjmë.

Qoftë 2023-ta vit i mbarë e me fat për të gjithë Ju dhe për futbollin tonë.

Gëzuar!

NGJARJE TË TJERA

spot_img