Fituesi i Kupës Llapi e ka rikthyer sulmuesin, Nderim Hasani.
Futbollisti anësor e kaloi një sezon në dy ekipe të tjera kosovare, ndërsa tash rikthehet në klubin amë për të nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë,
Futbollistin 21 vjeçar e ka prezantuar sot edhe zyrtarisht klubi i Superligës së Kosovës, ndërsa trajneri Tahir Batatina llogarit shumë për të ardhmen në futbollistin anësor.
Më poshtë mund ta shihni postimin e klubit llapjan, i cili e prezantoi kështu përforcimin e ri.