spot_img

Ikja e mjekëve trend/ Pas Zogajt edhe një mjek tjetër i njohur largohet nga SHSKUK

spot_img

Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së doktorit Dukagjin Zogaj nga pozita e tij në Shërbimin Spitalor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë dorëheqje edhe alergologu dhe imunologu tjetër i njohur, doktori Bajram Abdullahu.

Braktisja e shërbimit publik shëndetësor nga mjekët e njohur po merr përmasa tejet shqetësuese.

Pas largimit të mjekut të njohur Dukagjin Zogaj, tani edhe një mjek tjetër ka dhënë dorëheqje.

Doktori Bajram Abdullahu për Demokracia.com e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, duke mos treguar arsyet e largimit të tij.

“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Ndërsa, sa i përket arsyeve, ato janë personale”, ka thënë doktori Bajram Abdullahu për Demokracia.com.

Dy alergologët dhe imunologët e njohur që e braktisën SHSKUK-në këto ditë, Dukagjin Zogaj dhe Bajram Abdullahu, Demokracia.com ka mësuar se kanë pasur pakënaqësi të mëdha me trajtimin që ua ka bërë u.d. drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Spitalet publike po rrezikojnë të mbesin pa profesionistë shëndetësorë, mjekë dhe infermierë, të cilët me vite të tëra kanë shërbyer në SHSKUK.

Vetëm në vitin 2022, afër 160 mjekë kosovarë kanë dhënë dorëheqje nga shërbimi shëndetësor publik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img