Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani është nisur për në Turqi për përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror.
Një kamp stërvitor dy javor i pret lojtarët e klubit suharekas, për t’u përgatitur sa më mirë për vazhdimin e sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Ata përmes disa fotografive kanë njoftuar se sot në mëngjes janë nisur për në Antali.
Ndërkohë, më 21 janar në Antali, do ta zhvillojnë ndeshjen e Superkupës kundër Llapit.