Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca gjatë afatit kalimtar të janarit.Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me fanellën e ishullorëve në pjesën e parë të sezonit në La Liga me gola e asistime.Në fakt në 15 ndeshje deri më tani mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit, prizrenasi ka realizuar nëntë gola e ka asistuar në dy të tjerë.
Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, ku ‘Fichajes’ ka raportuar se Los Colochneros janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare në drejtim të Mallorcas për reprezentuesin kosovar.Reprezentuesi kosovar shihet si ideali për ta mbuluar repartin ofensivë dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Diego Simeone, pasi Muriqi i kishte shënuar edhe gol Atleticos këtë edicion.