Më në fund Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangave dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj për meshkuj.
Për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës FIFA World Cup™.