spot_img

Jeta e dashurisë së ‘fenomenit’ Ronaldos – 4 fëmijë dhe martesa e tretë

spot_img

Celina Locks buzëqesh dhe e lumtur, në foto tregon unazën para së cilës kapitulloi në peizazhin magjepsës të Republikës Domenikane (ku çifti është me pushime). Ronaldo ia dha në shenjë dashurie, kur i bëri pyetjen fatale: “A dëshiron të martohesh me mua?”

Jeta si “Fenomen” e bëri atë të martohej për herë të katërt në moshën 46-vjeçare me modelen dhe sipërmarrësen 14 vjeçe më të re. “Thashë po… Do të të dua përgjithmonë”, – ka shkruar gruaja duke shoqëruar fotot e shpërndara në rrjetet sociale për të paralajmëruar dasmën. “Të dua”, – ishte mesazhi me ‘zemër në sheqer’ e ish-kampionit brazilian, i cili në Katar, edhe përmes kanalit të tij televiziv, ka rrëfyer përvojën e “Seleçao” dhe fitoren e Argjentinës në Botëror.

Për të bekuar ceremoninë e shumëfishtë të ish-futbollistit ishte edhe gruaja e parë e jetës së tij, Milene Domingues, e cila i dërgoi një mesazh të bukur: “Jam e lumtur për ty. Zoti të bekoftë dhe të ruajtë gjithmonë! Rroftë dashuria!” Nga ajo lidhje, e cila zgjati katër vite (që përfundoi më 2003), lindi djali i parë, Ronaldo, i cili tani është 22 vjeç dhe bën DJ.

Në vitin 2005 Ronaldo provoi përsëri dhe shkoi në altar me Daniella Cicarelli. Kështjella e zgjedhur në Francë për të zhvilluar ceremoninë dhe pritur të ftuarit ishte e bollshme, por ky bashkim kishte një të metë thelbësore: ata nuk mund të bëheshin zyrtarisht burrë e grua, sepse as njëri dhe as tjetri nuk kishin përfunduar procedurat e ndarjes dhe divorcit nga lidhjet e mëparshme.

Tre muaj dhe gjithçka shkoi dëm, por jo vetëm për çështje burokratike. Asokohe u tha se muaji i mjaltit u kthye në muaj makthi, kur gruaja mësoi për tradhtinë e ish-sulmuesit.

Jeta e dashurisë së “Fenomenit” pësoi një tjetër tronditje kur u martua me Maria Beatriz Antony, studentja e inxhinierisë, me të cilën ishte i lidhur për shtatë vite.

Maria Sofia (14 vjeçe) dhe Maria Alice (12 vjeçe) kanë lindur nga kjo lidhje. Si do të shkojë lidhja me Celina? Ronaldo e takoi atë më 2015, por priti pak për ta

bërë publik raportin, teksa thashethemet ishin përhapur tashmë në mediat sociale, duke treguar gjithashtu për një shtatzëni të supozuar dhe një ‘fëmijë’ tjetër, rrugës (i pesti) për ish-yllin brazilian. Në mars të vitit të kaluar, gruaja editoi një postim në të cilin shfaqej e veshur rozë dhe me dorën në bark.

“Një fazë e re në jetën time po fillon dhe bashkë me të një përgjegjësi e madhe”, – shkruante ajo duke lënë të kuptohet se ishte shtatzënë. Në realitet, faza e re i referohej lançimit të parfumeve dhe produkteve të tjera të bukurisë.

Sa fëmijë ka Ronaldo? Janë katër prej tyre, përfshirë Aleksandrin dhe rezultatin e një aventure me kamarieren Michele Umezu. Ish-kampioni iu nënshtrua një vazektomie, por ende mund të ketë fëmijë. Disa vite më parë ai zbuloi se kishte ngrirë spermën dhe kishte mjaftueshëm për të qenë ende baba i një “ekipi të tërë futbolli”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img