spot_img

Amir Rrahmani shënon gol, Napoli deklason Juventusin

spot_img

Ka përfunduar ndeshja në ‘Diego Armando Maradona’.

Napoli fitoi me rezultat të thellë 5:1 ndaj Juventusit, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte tejet interesante, me Napoli që treguan paraqitje fenomenale.

Ishin pikërisht ata që gjetën golin e parë në këtë takim.

Pas 14` minutave shënoi Victor Osimhen dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Të përzgjedhurit e Luciano Spallettit realizuan edhe golin e dytë.

Pas një asistimi të mirë nga Osimhen shënoi Khvicha Kvaratskhelia që dyfishoi rezultatin.

Juventusi në këtë takim nuk bën asgjë përveç golit që e woi rezultatin në 2:1. Ishte Angel Di Maria që realizoi një gol të bukur.

Kështu pjesa e dytë u mbyll 2:1 në favor të Napolit.

Pjesa e dytë ishte sërish më e mirë për vendasit, duke shënuar edhe plot tri herë.

Në minutën e 55` ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që la gjurmë në këtë takim.

Pas një skeme të mirë nga rivënia nga këndi kosovari shënoi gol të bukur.

Por, Napoli nuk u ndalën me aq, duke shënuar sërish.

Një gabim në mbrojtje nga Bremer, solli edhe golin e katërt të napolitanëve.

Ishte sërish Osimhen që shënoi me kokë për rezultatin 4:1.

Kurse, në minutën e 72` ishte Eljif Elmas që vulosi gjithçka duke shënuar golin e pestë për Napolin.

Me këtë fitore Napoli përforcon vendin e parë me 47 pikë.

Ndërsa, Juventusi gjenden në vendin e tretë me 37 pikë gjithsej.

NGJARJE TË TJERA

spot_img