I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Turqi ku po merr pjesë në një takim të UEFA-s.
Ai më këtë rast ka pasur takime të shumta, derisa sot ka vizituar klubin gjigant Besiktasin.
Ademi ka thënë se Gjatë kësaj vizite u njoftova me formatin e ri, me sistemin e punës si dhe me kampin e këtij klubi.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Dje gjatë qëndrimit në Stamboll kisha kënaqësinë të vizitoja klubin e njohur turk, Beshiktash.
Gjatë kësaj vizite u njoftova me formatin e ri, me sistemin e punës si dhe me kampin e këtij klubi.
Beshiktash është një klub me arritje të shpejtë, me rezultate e organizim të shkëlqyeshëm dhe shembull për t’u ndjekur.