Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi është takuar sot në Prishtinë me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Sejdini do të jetë në një vizitë një ditore në Kosovë ku do të diskutoj ë për bashkëpunimin në ngritjen dhe organizimin e futbollit të këtyre dy vendeve.
Ademi në një postim në Facebook ka shkruar se raportet e dy federatave tona janë tejet të ngushta, prandaj duam që në të ardhmen të kemi sa më shumë bashkëpunime, me qëllim të ngritjes së mëtejme të futbollit.
Postimi i Agim Ademit
Sot prita për vizitë njëditore mikun tim, presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Diskutuam për futbollin në dy vendet tona, për organizimin e federatave si dhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.
Raportet e dy federatave tona janë tejet të ngushta, prandaj duam që në të ardhmen të kemi sa më shumë bashkëpunime, me qëllim të ngritjes së mëtejme të futbollit.