spot_img

Gafurr Kabashi: FFK-në nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova

spot_img

Gafurr Kabashi, nënkryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991, tha se FFK-në nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova…

Kabashi ka shprehur pikëpamjet e tija në përgjithësi për futbollin veçmas gjeneratën e sakrificës.
“Mirënjohjet të cilat janë dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës, e kanë vlerën e tyre.

Këto mirënjohje e kanë përfshirë periudhën 1990 – 1997/98.

Nuk mund te thuhet se atë periudhë të themelimit të federatës në vitin 1991, e ka mbuluar pluhuri, simbolikisht, shprehje e Zotit Musli Zymberi i cili ka shprehur keqardhje duke thënë një vlerësim mbase të ngutshëm por me sinqeritet.

Është një gjë të cilën nuk e kemi respektuar.
Shkrimet tona në ca libra përkujtimore nuk kanë qenë në rregull, jo për kualitetin është thënë e vërteta, por është shprehur në mënyra vetanake, duke u shpallur secili me heronj se tjetri e jo duke formuar një grup kualitativ të drejtë në vlerësim dhe real.

Secili klub i futbollit të vitit 1990 e deri në vitin 1997/98 është dashur të caktoj delegatët që në mënyrë unanime jepen shënimet dhe të punohet ne veprime reale, sikurse që është munduar, nënkryetari i federatës së futbollit me katër e pesë përfaqësues të denjë të ndarjes të mirënjohjeve, ku federata e futbollit ka ofruar ndihmën e sajë të pakompromis.

Nuk duhet harrojmë kohën prej tre muajsh të bërë në dhënien e mirënjohjeve.

Me qëllim nuk po i përmendi emrat a atyre personave të cilët me sinqeritet u angazhuan e me objektivitet, as personave në Prishtinë, në Mitrovicë, në Podujeve, në Drenas, në Komoran dhe individë të tjerë, të cilën jepnin deklarata subjektive për themelimin e federatës, fillimin e kampionatit të futbollit në vitin 1991 e tjera merita subjektive. për jetë duhet te mblidhen ato libra, të themelohet një shtab ekskluzivisht i njerëzve real në luftën e drejte për themelimin e federatës së futbollit dhe realitetin për këtë.
Nuk ka pasur heronj sportiv individual të futbollit në aspektin e drejtë për klubet e tyre.

Secili që është ballafaquar për ndarjen e mirënjohjeve, ka treguar subjektivizëm, e jo sinqeritet në dhënien e emrave duke rritur emrat, madje deri në 80 persona për iks klube, duke përjashtuar FFK e cila ka kërkuar objektivizëm e prirë nga kryetari i federatës.

Po e them se federatën futbollit nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova por të gjitha klubet unanimisht të ligës së pare të ish lidhjes futbollistike të Kosovës, të përkrahur nga populli trimërisht kudo që zhvilloheshin ndeshjet e futbollit sepse kjo ka qenë një luftë kundër Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët nuk kanë munguar, por futbollistët tanë, trimat e vërtet luftuan me dinjitet dhe qëndruan të patundur si heronj të sportiv, të nënës Kosovë”, ka shkruar Kabashi.

Gafurr Kabashi duke ndarë mirënjohje për KF Shkëndija nga Tetova

NGJARJE TË TJERA

spot_img