Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj, pasi ka nënshkruar me këtë skuadër. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, nuk ka arritur të lë gjurmë “Ramon Sanchez-Pijuan” dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.
Trajneri argjentinas Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet. Mediat spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Castijellos së lënduar.
Trajneri Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në ‘Mestalla’.
Valencia ka nisur kontaktet me Sevillën për huazimin e anësorit dhe zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave. Interesim për anësorin kosovar kanë shprehur edhe Evertoni, Real Sosiedadi dhe Beshiktasi.