Një video tronditëse e filmuar në Beech Grove, Indiana, SHBA, më 7 Janar, po qarkullon në rrjet. Në pamje shihet një fëmijë i vogël i cili mban një pistoletë të mbushur në dorë dhe e drejton atë drejt vetes. Videoja u bë nga fqinjët e fëmijës, i cili duket duke vrapuar jashtë shtëpisë së tij me një armë.
Më pas komshinjtë lajmëruan policinë e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe sekuestruan një pistoletë 9 mm Smith dhe Wesson në pjesën e pasme të një sirtari tavoline. Fatmirësisht vogëlushi nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, teksa sipas autoriteteve, babai i fëmijës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mund të akuzohet për neglizhencë të fëmijës.
Pamjet u shfaqën në shfaqjen televizive të On Patrol: Live, të cilat tronditën publikun, pasi vogëlushi shihet duke tundur armën e mbushur rreth korridorit të banesës. Ndërsa fëmija ecte jashtë shtëpisë së tij, shihet se ai drejton armën te dyert dhe në ajër, por edhe nga vetja.
Very scary situation tonight on @OnPatrolNation #OnPatrolLiveNation @OfficialOPLive @OnPatrolLive #OPLive #OPLiveNation pic.twitter.com/PRofeJRdkb
— Jared (@itsjaredfilm) January 15, 2023