KB Trepça ka filluar të lëvizur në drejtim të përmirësimit gjendjes aktuale.
Tifogrupi mitrovicas “Torcida” sot ka qenë në palestrën “Minatori” ndërsa përmes një postimi ka shkruar se kapiteni u ka premtuar në emër të gjithë basketbollistëve angazhim maksimal.
Ndryshe dje në klubin kanë ardhur dy ish basktebollistët, Ilir Selmani dhe Besim Braha, që pritet ta ndihmojnë KB Trepçën në organizim.
Postimi i plotë:
Sonte në trening, kapiteni Haxhiu premtoj që të gjithë lojtarët do të fillojnë të marrin përgjegjsi dhe do të luftojnë më shumë se kurrë për fanellën e klubit të qytetit KB TREPÇA 🟢⚫️
Përpara TREPÇA.