Luis Suarez bëri një debutim ëndrrash për Gremio kur shënoi një hat-trick pas vetëm 38 minutave në fitoren 4-1 të së martës mbrëma ndaj Sao Luiz në Recopa Gaucha.
35-vjeçari u largua nga klubi i Nacional për herë të dytë pas një periudhe të shkurtër me ekipin uruguaian muajin e kaluar dhe vendosi të marrë një sfidë të re në Brazil, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Gremio.
🥅 1 jogo
🏆 1 título
⚽ 3 golsSimplesmente a estreia de Luis Suárez no Grêmio! 🇪🇪🇺🇾
Foto: Lucas Uebel / Grêmio pic.twitter.com/dGN5rt0yfR
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) January 18, 2023
Nuk kaloi shumë kohë që ai të ambientohej, pasi hapi llogarinë e tij brenda pesë minutave. Ai shënoi golin e tij të dytë pas gjysmë ore, teksa goli i tretë erdhi në minutën e 38’të.
Suarez do të luajë në Serie A të Brazilit këtë edicion.
Më poshtë keni pamjet e golave të tij:
He might be 35 but Luis Suárez
has still got it. 🇺🇾🎩This is his debut hat-trick for Grêmio. 👌
🎥 @TNTSportsBR pic.twitter.com/TSkMei9a7T
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 18, 2023