Trepça ’89 është përforcuar zyrtarisht me mbrojtësin e njohur Ahmet Halitin.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi mitrovicas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
“Haliti i u bashkohet Minatorëve në rrugëtimin drejt sukseseve. Trepça’89 njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin e mirënjohur Kosovar Ahmeti Haliti”, thuhet ndër tjera në njoftimin zyrtar.
Ahmet Haliti ka karrierë në futbollin e Kosovës. Ai më parë ka luajtur edhe te Prishtina, Feronikeli e Llapi.