spot_img

Në rreshtin e dytë në Davos, Vuçiq e thotë se e bëri për të marrë vëmendje

spot_img

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se është ulur qëllimisht i vetëm në një qosh, gjatë një diskutimi në Davos të Zvicrës.

Nga Davosi, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror, doli një fotografi ku Vuçiq shihej i vetmuar në rend të dytë, derisa liderët e tjerë kishin formuar një rreth dhe po diskutonin.

Vuçiq është pyetur për këtë “pozicionim” të tij dhe nëse i ka rënë të flasë me Kryeministrit Albin Kurti në Davos.

Vuçiq ka thënë se nuk ka folur me Kurtin dhe se kur i kanë kërkuar që të ulej pranë tij, në rreshtin e parë, ai “qëllimisht është ulur në rreshtin e dytë”, siç thotë, “në një qoshe”.

“E lashë të fliste dhe më pas kur fola unë “ata u detyruan të kthehen kah unë”. Nuk pata rastin të flisja me të. Ne flasim në Bruksel. Dhe as nuk e di se për çfarë do të kisha folur me të”, ka thënë Vuçiq.

“Përjashtimi” i Vuciqit nga rrethi i liderëve është parë si një lloj ndëshkimi i ndërkombëtarëve ndaj tij, që edhe më tutje nuk ka pranuar kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i vënë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img