Futbollisti shqiptar, Lorenc Trashi sot u prezantua zyrtarisht te skuadra e Ballkanit. Atë e prezantoi drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.
Trashi, te suharekasit do të paraqitet me numrin 8 në fanellë.
Ai i dha fund aventurës në Kuvajt te skuadra e Al Qadsias, teksa do të vijojë karrierën në Superligën e Kosovës, te kampionët e Ballkanit që drejtohen nga Ilir Daja.
Bëhet me dije se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila futbollisti gramshiot do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.