Klubi futbollistik Gjilani sapo ka prezantuar blerjen e re.
Bëhet fjalë për mesfushorin Arens Mateli, shkruan Albanian News
Kjo është komunikata zyrtare e klubit te Gjilanit.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arens Matelit në skuadër.
Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.
Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi.
Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi.