spot_img

Pas 7 humbjesh radhazi, Prizreni vjen te fitorja

spot_img

Pas një cikli ndeshjesh në Superligë, KB Prizreni ka arritur te fitorja.

Kanë kaluar shtatë xhiro prej se Prizreni kishte shijuar fitoren e fundit (shto edhe një duel të mbetur me Yllin) dhe ajo kishte qenë pikërisht ndaj Rahovecit. Pas humbjeve nga secila skuadër, bardhezinjtë kanë arritur përsëri te fitorja, përsëri ndaj Rahovecit, për t’iu kthyer fitoreve në Superligë.

Prizreni ka dominuar veçanërisht në çerekun e tretë të ndeshjes kur bën edhe dallimin kryesor, për të fituar duelin me 22 pikë dallim, Rahoveci 63-85 [13-23, 19-16, 9-27, 22-19]. Gjithashtu, kjo ka qenë fitorja e parë për Edin Kërveshin si kryetrajner i Prizrenit, prej se nga pozita e tij u largua Arbnor Rifati. Kërveshi regjistroi fitoren e parë të tij me Prizrenin si kryetrajner, pas pesë xhirosh në krye.

Meriton Ismaili ka shkëlqyer në këtë fitore, ndërsa ka shënuar 7 nga 9 tentimet për tri pikë sonte, për të kryer ndeshjen me më së shumti pikë në lojë, 28! Wayne Arnold ndërkaq ka qenë më produktivi, derisa s’pushoi asnjë minutë në lojë për të shënuar 25 pikë, 7 asistime e 7 kërcime.

Koshashënues më i mirë te Rahoveci ka qenë Bardhi Rexha me 13, ndërsa Michael Green dha 12 pikë në humbjen e radhës, ku trajneri i ri i ekipit Daniel Nelson ka mbetur pa fitore prej se ka zbarkuar në Kosovë, qe 8 ndeshje në Superligë.

Në fund, Prizreni bëhet me bilanc 7-12 pas kësaj fitoreje, ndërsa Rahoveci tashmë thuajse i përshëndetur nga Superliga, me 2-17 kur kanë mbetur edhe 9 xhiro deri në fund të stinorit të rregullt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img