spot_img

Vashat e Kosovës ‘demolojnë’ ato të Malit të Zi në volejboll (u17)

spot_img

Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit.

Dita e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 në volejboll, e vuri Kombetaren e Kosovës, përballë Malit të Zi.

Ndeshja e vlefshme për vendin e pestë, solli duel interesant të dy vendeve fqinje.

Takimin me Malin e Zi e përcolli nga afër ambasadori i Kosovës në Ankara, shkëlqësia e tij Agron Vrenezi, i cili para fillimit të ndeshjes e takoi stafin e Kombëtares dhe vajzat duke i përgëzuar për paraqitjen dhe rezultatin e arritur.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen duke patur epërsi të vazhdueshme e cila herë pas here shkoi deri në 8 pikë.

Këtë shkëputje e ruajti Kosova edhe në fragmentet e fundit të setit të parë, pas epërsisë 19:11.

Seti i parë mbyllet me fitoren e Kosovës 25:13.

Periudhën e dytë, Kosova e nis me disavantazh 3:0 por rikthehet duke barazuar fillimisht në 5:5.

Mali i Zi bën përpjekje për të mos e lejuar shkëputjen e Kosovës, duke e përmirësuar shërbimin dhe bllokun në mbrojtje.

Shifrat e barabarta mbetën në 11:11.

Malazezet shkëputen në 11:14 pas nje serie të mirë, në përpjekje për te përmbysur rezultatin në sete.

Kosova arrin prapë të barazojë në 15:15, e pas një kundër aksioni, arrijnë përmes Megi Bislimit, ta marrin pikën e avantazhit të parë në setin e dytë.

Rezultati vazhdon të jetë i barabartë, 18:18 por Kosova tregon karakter duke u shkëputur në momentet vendimtare 21:18.

“Dardanet” e fitojnë edhe setin e dytë, këtë herë me shifrat 25:23.

Në setin e tretë, skuadrat e mbajtën balancin në shifra, vetëm në hapje, kur pastaj vjen një shkëputje e Kosovës prej 13:7.

Mali i Zi hyn në një seri të mirë prej 5:0 duke e rrezikuar epërsinë e “Dardaneve”, kur afrohet ne 13:12.

Prapë një seri e mirë e malazezeve, i mban ato në lojë, duke e ruajtur dallimin e ngushtë në rezultat.

Megjithatë Kosova tregon vendosmëri dhe e fiton setin e tretë 25:21, duke e mbyllur ndeshjen 3:0.

Me këtë fitore, të treten në këtë garë, i mbyll CEV kualifikimet evropiane në pozitën e pestë, duke lënë prapa Moldavinë dhe Malin e Zi.

Kosovo Olympic Committee Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

NGJARJE TË TJERA

spot_img