spot_img

Stadiumi i Drenicës i ngjan liqenit, rivalët e Superligës i dalin në ndihmë

spot_img

Disa rajone të vendit tonë ditët e fundit janë përballur me vërshime pas reshjeve të pandërprera të shiut.

Një nga Komunat që ka pësuar më shumë dëme është ajo e Skenderajt.

Me këtë rast ka pësuar edhe skuadra e FC Drenicës derisa stadiumi “Bajram Aliu” është mbuluar i tëri me ujë.

Me këtë rast, presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi i ka dal në ndihmë Drenicës.

“Jemi të gatshëm që ta ofrojmë stadiumin tonë për stërvitje dhe çfarëdo që ka nevojë skuadra e Drenicës. Për këtë çështje e kam njoftuar edhe presidenten e Drenicës, Mihane Bekteshi Kodra”, ka thënë Lulzim Abazi për Shqip.com.

Ndryshe, Ferizaj dhe Drenica në këtë edicion synojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img