Dukagjini i Klinës ka arritur të sigurojë shërbimet e Gentrit Salihut, futbollistit kosovar që dikur ishte pjesë e Portos.
Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga burime brenda klubit nga “18 Qershori”.
Salihu i është bashkuar ekipin të Dukagjinit në Antalia e Turqisë, atje ku po qëndrojnë tash e disa ditë për fazën përgatitore.
Siç merr vesh Demokracia.com, 19-vjeçari madje është aktivizuar edhe në ndeshjen e sotme (e martë) miqësore me Dukagjinin kundër ekipit nga Ukraina, Vorskla.
Salihu në verën e vitit 2021 ishte transferuar nga Besa e Pejës te Porto, duke iu bashkuar juniorëve të skuadrës .
Interesim për Salihun kishin edhe disa klube nga Superliga, megjithatë ai ka pranuar ofertën e Dukagjinit.
Dukagjini e nis stinorin pranveror në Superligë në pozitën e pestë me 22 pikë të grumbulluara.