Komentatori më i mirë në trojet shqiptare përmes llogarisë në rrjetin social Facebook, ka reaguar pasi klubi futbollistik Drita, tha që nuk do të votojë draft statusin e ri të FFK-së.
Lokaj e ka quajtur Dritën klub aspak profesional, shkruan Albanian News
Ky është reagimi i tij.
Drita nuk po tregohet klub profesional
Më quditi mënyra se si klubi kampion dhe serioz në organizim, Drita e sulmon Federatën e futbollit të Kosovës në pothuajse çdo vendim që merr.
Drita po dëshmon që po shëndrrohet në klub që më shumë po merret me vendimet e Institucionit kryesor të sportit në vend, se sa me organizimin sa më të mirëfilltë të klubit.
Ajo që nuk është aspak e hijshme po ndodh vetëm në Kosovë.
Po i shohim disa nga klubet të cilat po implikohen në çdo vendim që
federata e merr. Kjo nuk ka të bëjë me etikën e futbollit.
Paramendojeni sikur gjigantët si Real Madrid, Bayern Munchen apo Manchestet United të kundërshtojnë çdo vendim të federatave që kanë nën ombrellë.
Vazhdoni mendoni pozitivisht.
Vazhdojmë përpara drejt Evropës.