Skenderaj ka mposhtur M-Technologien në përballjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, të enjten mbrëma.
Vashat nga Skenderaj triumfuan me rezultat 3-0 (17-25, 21-25, 22-25).
Ishte një ndeshje e dominuar nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Kadriu, derisa seti i parë u mbyll me diferencën më të lart, ndërsa në setin e tretë ekipi nga Prishtina përmirësoi paraqitjen por prapë nuk arriti të evitojë disfatën.
Ndeshjen e radhës M-Technologie e zhvillon kundër Tiranës, më 28 janar, ndërsa Skenderaj kundër Partizanit më 29 janar.