Partizani ka konfirmuar se ka transferuar Christian Mba edhe zyrtarisht.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, skuadra shqiptare bëri të ditur se e transferoi lojtarin nga Trepça ’89.
Më poshtë keni postimin e plotë të pa ndërhyrje:
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
𝐂𝐇𝐑𝐈𝐒𝐓𝐈𝐀𝐍 𝐌𝐁𝐀 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89′.
23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit. /Telegrafi/