spot_img

“Humbëm prej teje. Largohu”/ Ultrasit e Romës tmerrojnë Zaniolon, e ndjekin me makinë deri në shtëpi

spot_img

Situata mes Zaniolos dhe Romës ka arritur në një kulm. Klubi kërkon ta shesë në janar, por lojtari deri më tani nuk është bindur nga asnjë ofertë. Trajneri Mourinho e ka përjashtuar nga ekipi dhe nuk e ka federuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Zaniolo do të duhet të përballet edhe me kundërshtimet e tifozëve, të cilët në javët e fundit e kanë ofenduar dhe komentuar negativisht në mënyrë të vazhdueshme. Gjithsesi, ata nuk janë ndalur me kaq, sepse situata ka agravuar pas ndeshjes së mbrëmshme, e humbur 2-1 ndaj Napolit.

Mesfushori ishte i pranishëm në stadium dhe disa tifozë e kanë pritur të dalë dhe mësohet se e kanë ndjekur deri në shtëpi me makinë. “Në humbëm dhe faji është vetëm i yti. Largohu”, mësohet të kenë thënë mes të tjerash tifozët.

Thuhet se mesfushori është frikësuar nga kjo ngjarje dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit dërgoi një patrullë në vendngjarje për të kontrolluar situatën. Ultrasit u larguan me shpejtësi, ndërsa babi i Zaniolos mbërriti në shtëpi për të qëndruar me të birin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img