Një 23-vjeçare shqiptare shtatzënë, e identifikuar si Adriana Sylmetaj së bashku me të fejuarin e saj Adem Nikeziq, 30 vjeç, u aksidentuan në New York.
Për pasojë, e reja humbi jetën, ndërsa i fejuari i saj është arrestuar pasi gjatë momentit të aksidentit rezultoi se ishte i dehur.
Lajmin e trishtë që e fejuara e tij 7 muajshe shtatzënë humbi jetën, i riu e mori vesh në gjykatë.
Kur mori vesh lajmin se e fejuara e tij 7 muajshe shtatzënë kishte ndërruar jetë, 30-vjeçari shpërtheu në lot.
“Askush nuk i kishte treguar atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur,” tha avokati i Nikezeqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu në lot, duke qarë. Madje në fillim nuk e besoi.”
Nikeziq akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pasi rezulton se ka qenë i dehur ndërsa ka ndodhur aksidenti.