Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci sot priti në takim presidenten e Komiteti Paralimpik i Kosovës, Njomza Emini, presidenten e Federatës Paralimpike të Volejbollit të Kosovës, Drilona Islami si dhe sekretaren e Federatës Paraolimpike, Saranda Mustafa.
Në takimin e mbajtur në zyrën e FVK-së u diskutua për lidhjen e një ure bashkëpunime mes këtyre tre institucioneve në të ardhmen, si një hap drejt gjithëpërfshirjes në sportin e volejbollit.
Krerët e këtyre institucioneve u morën vesh që të organizohet një aktivitet i përbashkët gjatë muajit mars.