Skenderbeu ka mposhtur Ferizajn të shtunën pasdite, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 në Superligën A, meshkujt.
Skenderbeu vazhdoi aty ku e kishte lënë formën e mirë nga pjesa e parë e sezonit, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3-0 (26:24, 25:18, 25:19).
Ishte një përballje që u karakterizua me një set të parë të fortë, të cilin ekipi nga Kraishta e fitoi me rezultat më të ngushtë, para se të tregonte dominimin në dy setet pasuese për ta fituar takimin.