Trepça ’89 e ka nisur për mrekulli stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Riza Lushta”, mitrovicasit kishin sot përballë kampionin vjeshtor, Dritën.
Ndeshja e vlefshme për javën e 19-të i takoi 89-shit me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Gashi në minutën e 12-të.
Fitore me rezultat identik të njëjtë ka arritur edhe Dukagjini që e mposhti 1:0 Prishtinën në Klinë.
Autogoli i Pefqelit në minutën e 41-të vendosi epilogun përfundimtar të takikit.