Gjyqtari shqiptar i futbollit, Bekim Zogaj është deleguar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në takimin e parë që zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
“Eksperienca e radhës” – ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.
Milani dhe Tottenham Hotspur përballen të martën nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Zogaj është deleguar në garat e mëdha të UEFA-s edhe në të kaluarën.