Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia është më pranë se kurrë objektivit për të hyrë në 10 ekonomitë më të mëdha në botë.
Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të digës së Karsit.
“Kur erdhëm në qeveri në vendin tonë kishte 276 disa. Kurse sot, në vitin e 18-të, vendi fiton digën e 585-të. Vendin e kemi mbushur me diga, centrale hidroelektrike, komplekse të ujit të pijshëm e kanale vaditëse. Ne kemi rritur vazhdimisht nivelin e mirëqenies së kombit tonë”, tha Erdogan.
“Rezultatet më konkrete të distancës që kemi përshkuar në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së Turqisë i pamë gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit të tipit të ri Covid-19). Gjatë kësaj periudhe, kur përfshi edhe vendet e zhvilluara ishin të pashpresa, edhe me infrastrukturën tonë të shëndetësisë, edhe me zinxhirin e sigurimit ushqimor dhe higjenik, i bëmë ballë në mënyrë shembullore sigurisë publike”, u shpreh kreu i qeverisë turke.
Ai tha se sinjalet për përmirësimin e ekonomisë janë duke ardhur shumë të fuqishme dhe shtoi: “Në çerekun e parë të vitit 2020, pavarësisht se një pjesë të madhe të muajit mars e kaluam me luftën kundër epidemisë, arritëm një rritje ekonomike prej 4,5%. Revizionin valutor të Bankës Qendrore e nxorëm në mbi 93 miliardë dollarë. Së bashku me gjysmën e dytë të vitit, presim një hov të madh në ekonomi. Ne jemi më pranë se kurrë objektivit për të hyrë në 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.