spot_img

Presidenti i FFK-së, Ademi uron Ditën e Pavarësisë: Objektivi ynë në këtë përvjetor, kualifikimi në Euro2024

spot_img

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët anembanë botës. 17 Shkurti ëhstë dita e Pavarësisë së Kosovës, një ditë festë për shqiptarët kudo që janë.

Për një festë të tillë shumë urime vijnë nga figura të njohura, e nuk kishte si të mungonte një urim i tillë edhe nga Presidenti i Federatës ë Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka uruar të gjithë bashkëkombësit e tij në këtë ditë të veçantë, duke nderuar të gjithë ata që kontribuuan deri në arritjen e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë përvjetor, i pari i FFK-së ka theksuar se synojnë të realizojnë ëndrrën e kamotshme – kualifikimin në Evropian.

Postimi i plotë i Ademit:

Urime Dita e Pavarësisë

Sot e shënojmë me mburrje e krenari 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. Shumë dekada sakrificë e rezistencë, shumë angazhim, kontribut e gjak i derdhur për lirinë e atdheut dhe pavarësinë e tij.

Në këtë përvjetor dua të uroj të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë e veprojnë, me shpresë e besim se bashkërisht, me punë e përkushtim do t’i realizojmë aspiratat tona si popull.

E një nga objektivat në këtë përvjetor të pavarësisë është jetësimi i ëndrrës së kamotshme – kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Futbolli që nga ditët e para ka qenë shtyllë e rëndësishme e shtetësisë dhe ka promovuar vlerat e vendit tonë.

Viteve të fundit kemi bërë përparim të madh në të gjitha aspektet. Këtë e dëshmuan edhe klubet tona me paraqitjet e shkëlqyeshme në garat evropiane në edicionin e kaluar.

Tani jemi mobilizuar dhe po punojmë plot vullnet për ciklin kualifikues që nis në mars, me shpresa të mëdha se kualiteti dhe dëshira e madhe e djemve tanë dardanë kësaj radhe do të shpaguhet me kualifikim në EURO 2024.

Nderim të përjetshëm të gjithë heronjve, dëshmorëve, ushtarëve çlirimtarë e veprimtarëve të çështjes kombëtare.

URIME 15 vjet shtet!
Zoti e bekoftë Kosovën!

NGJARJE TË TJERA

spot_img